Lidhje

Kalendari Historik 14 tetor - 2002-10-16


Më 14 tetor të vitit 1930, Ethel Merman, e cila më vonë do të bëhej yll i komedisë muzikore, interpretoi për të parën herë në Brodway në moshën 21 vjeçare. Fillimisht zonjushës Merman iu dha një rol i vogël në pjesën muzikore të Geroge Gershwin-it, ”Girl crazy”. Zëri i saj i fuqishëm e bëri për vete publikun, kur ajo këndoi këngën ”I got rhythm”, që do ta shoqëronte në të gjithë karrierën e saj të mëvonshme si këngëtare. Këngët të tjera të famshme të Ethel Merman-it, janë ”Anything goes”, pjesë e shfaqjes me të njëjtin titull, si dhe ”There’s në business like show business” nga shfaqja ”Annie get your gun”. Kritikët muzikorë thonë se zëri i Ethel Merman-it është sa i ashpër aq edhe hyjnor. Merman e ndryshoi natyrën magjepsëse dhe të ndrojtur të heroinës së komedisë muzikore në një personazh me besim në vetvete, që herëpashere përdor edhe gjuhë banale. Ethel Merman interpretoi role kryesore në teatrot e Broadweit të New Yorkut për 40 vjet me radhë. Ajo vazhdoi të këndojë deri sa vdiq, në vitin 1984, në moshën 75-vjeçare.

Më 14 tetor të vitit 1947, një avion amerikan ishte i pari që fluturioi me një shpejtësi më të madhe se ajo e zërit. Ky avion u quajt X-One. Avioni eksperimental ishte projektuar në mënyrë të tillë, që të mund të parandalonte shtjellën e ajrit që përplaset në sipërfaqen e avionit me shpejtësinë e zërit. Fluturimin e parë me avionin e kreu piloti i forcave ajrore Charles Yeager, i njohur me pseudonimin ”Chuck”. Avioni X-One kishte formën e një plumbi, me krahë të shkurtër, dhe atë e lëshuan nga trupi i një bombardieri të modifikuar të Luftës së Dytë Botërore. Kapiteni Yeager i ndezi të 4 motorët e raketës dhe kreu flturimin me shpejtësinë e zërit, duke përshkruar distancën 10 mijë e 500 metra me një shpejtësi rekord prej 1 mijë e 56 kilometrash në orë. Avioni i Chuch Yegar-it ndodhet në Muzeumin Kombëtar të Hapësirës në Washington.//ze//

XS
SM
MD
LG