Lidhje

Zgjedhjet në Sërbi do të përsëriten - 2002-10-14


Vëzhgues të pavarur thonë se zgjedhjet e para presidenciale pas përmbysjes nga pushteti të Sllobodan Millosheviçit do të shpallen të pavlefshme për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime. Vëzhguesit e zgjedhjeve thonë se në raundin e dytë të zgjedhjeve dje morrën pjesë 45 përqind e votuesve, shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 50 përqindësh që duhet për të legalizuar zgjedhjet.

Presidenti Jugosllav, Vojislav Kostunica, njoftohet se fitoi 67 përqind të votave, ndërsa ekonomisti pro-reformave të tregut, Miroljub Llabus fitoi 31 përqind. Në bazë të kushtetutës së Sërbisë, zgjedhjet duhet të mbahen përsëri. Kandidati që u radhit në vend të tretë në raundin e parë të zgjedhjeve, ultra-nacionalisti, Vojislav Sheshel, i cili mbështetet nga ish presidenti Sllobodan Millsheviç, u kishte bërë thirrje votuesve që ta bojkotonin raundin e dytë të zgjedhjeve në shënjë proteste për përjashtimin e tij nga ky raund.

Zoti Koshtunica kishte paralajmëruar se Sërbia do të gjendej mes kaosit dhe destabilizimit, në qoftë se zgjedhjet e të djelës do të dështonin. Në raundin e parë, Presidenti Koshtunica fitoi 31 përqind të votave, zoti Llabus 28 përqind dhe zoti Sheshel, krjet papritur, 22 përqind të votave. Në raundin e parë të zgjedhjeve muajin e kaluar morrën pjesë 55 përqind e votuesve.//ic//

XS
SM
MD
LG