Policia ka filluar hetimet rreth një goditjeje tjetër fatale me armë në zonën e Washingtonit, që sipas shenjave duket se ka lidhje me një sërë vrasjesh të kohëve të fundit nga një snaiper.
Autoritetet thonë se një burrë 53 vjeçar u vra të mërkurën vonë në një pikë karburanti në qytetin Manasass të shtetit Virginia.
Të dhënat kriminalistike janë ende duke u analizuar, por policia e shtetit Maryland thotë se shenjat e para tregojnë se vrasja e djeshme ka lidhje me sulmet e snajperit që tashmë kanë shkatuar vdekjen e gjashtë vetave dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve.
Sulmet e snaiperit filluan para tetë ditësh. Të gjitha viktimat ishin goditur nga një herë dhe duket se kanë qenë të rastësishme, ndërsa kryenin veprimtari të zakonshme të ditës.
Shqetësimi i banorëve të kryeqytetit amerikan dhe të zonave përreth vazhdon të rritet pas çdo vrasjeje. //kk//