Lidhje

Mitrovicë: Ivan Ivanoviç do të procedohet në gjendje të lirë - 2002-10-10


Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb, Millan Ivanoviç, i cili iu dorëzua të enjtën policisë ndërkombëtare në veri të Mitrovicës, do të mbrohet në gjendje të lirë.

Ndërkaq edhe akuza kundër tij i është ndryshuar. Gjykata në Mitrovicë e fillimisht e kishte ngarkuar atë me tentativë vrasjeje, kurse tani ai akuzohet për ”pjesëmarrje në trazira të dhunshme”.

Zoti Ivanoviç u lirua të enjtën mbrëma me kusht pasi pagoi 10 mijë euro. //az//

XS
SM
MD
LG