Lidhje

Një grup grash nga Kosova specializohen në Washington - 2002-10-10


Një grup grash nga Kosova filloi të mërkurën në Washington një program për specializim në fusha të afarizmit, pushtetit vendor dhe veprimtarive shoqërore. Kursi zhvillohet në kuadër të programit Hope Fellowship, i organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe i financuar nga agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID.

Me nje ceremoni te thjeshte ne nje nga sallat e hotelit River Inn ne Washington, 11 gra e vajza nga Kosova filluan kursin 10 javor per specializim ne fusha te ndryshme qe nga administrimi shteteror e privat e deri ne organizimin e veprimtarive shoqerore ne ndihme te komunitetit e ne arsim.

”Jam i gezuar qe ndodhem ne kete ceremoni. Duke patur parasysh dy grupet e tjera qe kane kryer me sukses kete program, edhe nga ky grup i ri nuk pres asgje me pak”, tha Ambasadori William Walker gjatë ceremonisë.

Programi Hope Fellowship i organinizuar nga shoqata lobiste Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, bazohet në dhënien e njohurive me menyra praktike.

Kursantet nga Kosova caktohen prane institucioneve qeveritare e private e prane qendrave te biznesit, kryesisht ne Washington, ku cdo dite per 10 jave me radhe, ato do te mesojne nepermjet punes krahas kolegeve te tyre amerikane.

Gjate kesaj periudhe ne Washington, ato do te njihen nga afer edhe me menyren se se funksionin procesi politik e legjislativ amerikan.

Per realizimin me sukses te kesaj pjese te mesimit, programi Hope Fellowship dhe keshilli kombetar shqiptaro amerikan gezojne perkrahjen e shume ligjvenesve qe kontribojne vullnetarisht kohen dhe mundin e tyre.

Ligjvenesi Earl Pomeroy i Dakotes se Veriut, tashmë i njohur mes shqiptareve te Amerikes, thote se entuziazmi i ketij grupi per te mesuar tregon vitalitetin e nje shoqerie ne rrugen e pandalshme drejt perparimit.

Kurset e programit Hope Fellowship jane bere tani nje tradite e sukseseshme. Kryetari i keshillit kombetar shqiptaro amerikan, Martin Vulaj thote se kjo eshte nje arsye me shume per te kerkuar nga Kongresi dhe nga Agjencia amerikane per zhvillim nderkombetar USAID, finacuese e programit, që programi të shtrihet edhe ne Shqiperi.

Kete ide e mbeshtet edhe ambasadori i Shqiperise ne Washington, Fatos Tarifa.

Drejtoresha e programit Hope Fellowship, Elizabeth Robinson, sapo eshte kthyer nga Kosova, ku ajo pa nga afer frytet e punes se saj.

Grate e vajzat qe kane perfunduar kete kurs marrin pjesë ne veprimtari te gjithanshme, madje dy prej tyre kane vene kandidaturen per ne zgjedhjet vendore e tre te tjera jane ngritur ne poste drejtuese.

Por fakti me pozitiv eshte qendrimi perkrahes e dashamires qe mban shoqeria ndaj tyre, thote drejtoresha e programit Hope Fellowship, Elizabeth Robinson.//kk//

XS
SM
MD
LG