Lidhje

CIA  mbi synimet e Irakut - 2002-10-09


Agjencia Qendrore amerikane e Zbulimit, CIA, thotë se udhëheqësi irakian Sadam Husein mund të ndërmarrë një sulm, apo të përdorë armë të shkatërrimit në masë kundër Shteteve të Bashkuara, nëse mendon që një sulm ushtarak amerikan është i pashmangshëm. Ky vlerësim përfshihet në një letër që drejtori i CIA-s, George Tenet, i dërgoi dje Komisionit të Senatit për Çështje të Zbulimit.

Në letër thuhet se tani për tani, nuk ka të ngjarë që Sadam Huseini të ndërmarrë ndonjë sulm kundër Shteteve të Bashkuara me armë kimike, biologjike apo konvencionale. Por, zoti Tenet thekson se udhëheqësi irakian mund ta ndërmarrë një sulm të tillë si mjet të fundit për hakmarrje, para një sulmi ushtarak amerikan.

Ndërkohë, Kongresi amerikan vazhdon sot debatin rreth një projekt-rezolute që do të autorizonte presidentin Bush të përdorë forcën ushtarake kundër Irakut.//lk//

XS
SM
MD
LG