Zëvendës-ministri i Rendit Publik në Shqipëri, Bujar Himçi, dhe dy zyrtarë të tjerë shtetërorë, u arrestuan në orët e mbrëmjes për shkelje ligjore dhe abuzime në detyrën e tyre gjatë një tenderi për prodhimin e pasaportës shqiptare. Kryeministri, Fator Nano, ka filluar procedurat formale për shkarkimin nga posti të zëvendës-ministrit të arrestuar, ndërkohë që organet e hetimit kanë bërë të ditur jo-zyrtarisht se po investigojnë edhe për njerëz të tjerë të implikuar.//ic//