Në Turqi, gjykata shtetërore e sigurimit tërhoqi zyrtarisht dënimin me vdekje të shpallur kundër udhëheqësit të burgosur gueril kurd, Abdullah Oçalan.
Agjencia turke e lajmeve, Anatolia, njoftoi se dënimi u ul në burgim të përjetshëm në përputhje me reformat legjislative për heqjen e dënimit me vdekje në Turqi.
Parlamenti turk ndaloi dënimin me vdekje në muajin gusht, në kuadër të përpjekjeve të Turqisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. //kk//