Lidhje

Tetë të dyshuar si ekstremistë vriten në Kashmir - 2002-10-03


Ushtria indiane thotë se rojet kufitare vranë tetë persona të dyshuar si ekstremistë myslimanë, të cilët po përpiqeshin të hynin në Kashmirin Indian nga ana pakistaneze e rajonit të ndarë.

Një zëdhënës i ushtrisë u tha gazetarëve në Jammu, kryeqyteti dimëror i Kashmirit Indian, se rojet kufitare zbuluan atë që ai e quajti një nga përpjekjet depërtuese më të mëdha nga eksatremistët myslimanë në javët e fundit.

Në një incident tjetër, në afërsi të kryeqytetit Jammu, policia tha se dy të dyshuar si ekstremistë dhe një policë u vranë në një përleshje gjatë natës që përfundoi sot në mëngjes.//kk//

XS
SM
MD
LG