Lidhje

SHBA, gati për vaksinimin kundër lijës - 2002-09-23


Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë pritet të nxjerrin sot udhëzime për vaksinimin e të gjithë popullsisë amerikane kundër lijës brenda pesë ditësh, në rast të një sulmi biologjik.

Gazeta Washington Post njofton se një dokument afro 100 faqesh, në të cilin jepen hollësi mbi organizimin e një operacioni vaksinimi në shkallë të gjerë, po u dërgohet zyrtarëve shtetërorë të shëndetësisë në mbarë vendin.

Vaksinimet e rregullta kundër lijës u ndërprenë në Shtetet e Bashkuara në fillim të viteve ’70 dhe në 1980 u deklarua se sëmundja ishte zhdukur në mbarë botën.

Ekspertët dhe zyrtarë qeveritarë i tremben mundësisë që shtete të papërgjegjshme apo grupe terroriste ta shtien në dorë virusin dhe ta përdorin atë si armë biologjike. //kk

XS
SM
MD
LG