Një shtetas bullgar dhe një shqiptar i Kosovës janë arrestuar mbrëmë në kufirin Kosovë-Maqedoni pasi policia e Kombeve të Bashkuara zbuloi në automjetin me të cilin ata po udhëtonin 140 pushkë. Zyrtarët ndërkombëtarë thanë se tani për tani nuk është e qartë se kujt i takonin dhe cili ishte destinacioni i këtyre armëve që përbëjnë sasinë më të madhe të zbuluar kohët e fundit në një vendkalim kufitar. Besim Abazi njofton nga Prishtina.