Komisioni i posaçëm paralamentar për Shërbimin Informativ caktoi një grup ekspertësh për shqyrtimin dokumentacionin të këtij institucioni, ndërkohë që deputetët, pjesëtarë të këtij komisioni, e kanë nisur tashmë punën. Kryetari i këtij komisioni, Spartak Ngjela, i tha Zërit të Amerikës se përveç çështjes Hajdari e përfshirjes së Shërbimit Informativ në përndjekjen e politikanëve, veçanërisht atyre të opozitës, komisioni do të hetojë edhe lidhur me përdorimin e mundshëm të mediave nga shërbimi sekret. //az