Gjatë një operacioni policor që po vazhdon që prej dy ditësh, policia e Shkodrës ka ndaluar 25 persona si dhe një shtetase të huaj, të cilët dyshohen për përfshirje në trafikët e jashtëligjshëm. Ky operacion policor vlerësohet si më i gjëri, i zhvilluar në kufirin shtetror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, por në opinonin vendas ai po shikohet me mosbesim për faktin se shpesh herë personat e ndaluar lirohen nga vetë policia ose gjykata. //az