Lidhje

Të dyshuarit kërkojnë lirimin me kusht - 2002-09-20


Një seancë gjyqësore federale për gjashtë shtetas amerikanë me prejardhje nga Jemeni, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar një organizatë terroriste, hyn sot në ditën e tretë, në Buffalo të shtetit të New Yorkut.

Seanca zhvillohet për të vendosur nëse të dyshuarit do të mbeten në burg apo do të lirohen me kusht, në pritje të procesit gjyqësor. Avokatët mbrojtës priten të vazhdojnë paraqitjen e argumentave duke thënë se të gjashtë personat duhet të lirohen me kusht, sepse nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë.

Por prokurorët thonë se të dyshuarit kanë lidhje me rrjetin terrorist al-Qaida dhe duhet të mbahen nën arrest për të parandaluar ikjen e tyre nga vendi.//kk

XS
SM
MD
LG