Ministrat e naftës të vendeve anëtare të Opekut ranë dakord ta mbajnë prodhimin e naftës në nivelin e tanishëm. Organizata e Vendeve për Eksportin e Naftës e shpalli zyrtarisht këtë vendim, pas bisedimeve që mbajti sot në Osaka, të Japonisë. Prodhimi i naftës nga vendet anëtare të Opekut do të mbetet në nivelin 21 milionë e 700 mijë fuçive në ditë, pavarësisht nga trysnia ndërkombëtare për të shtuar prodhimin, për shkak të shenjave se çmimet e larta të energjisë po pengojnë rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Ministrat e vendeve anëtare të Opekut do të takohen në dhjetor për rishqyrtimin e gjendjes. //az