Departamenti amerikan i Shtetit përshëndeti zgjedhjet paqësore që u zhvilluan dje në Maqedoni.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Phillip Reeker, i tha Zërit të Amerikës se të gjithë shtetasit e Maqedonisë duhet të ndihen kryelartë për këtë dëshmi të demokracisë. Zoti Reeker tha se këto ishin zgjedhje historike për Maqedoninë.
I pyetur lidhur me mundësinë e një koalicioni midis Partisë Social Demokratike të Branko Cervenkovskit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, zoti Ricker tha se krijimi i qeverisë së re është një çëshjte qe duhet të zgjidhet nga vetë partitë politike të Maqedonisë.//kk