Lidhje

Zyrtarë maqedonas thonë se vranë një ekstremist shqiptar - 2002-09-14


Zyrtarë maqedonas thonë se policia vrau sot një ekstremist shqiptar gjatë një shkëmbimi zjarri një ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Autoritetet thonë se dy persona të tjerë të armatosur u plagosën dhe dy janë arrestuar pas një incidenti sot në mëngjes në një fshat pranë Tetovës.

Ky incident ndodh ndërkohë që qytetarët e Maqedonisë përgatiten të votojnë për parlamentin prej 120 vendesh. Partitë maqedone pritet të fitojnë rreth 2 të tretat e vendeve.

Organizata për Bashkëpunim dhe Sigurim në Evropë ka dërguar rreth 800 vëzhgues në Maqedoni, numri ky më i madh i vëzhguesve të dërguar ndonjëherë nga kjo organizatë.

Dje, presidenti, Boris Trajkovski, bëri thirrje për qetësi përpara votimeve.//kk

XS
SM
MD
LG