Lidhje

Greqi: një anëtar i ”17 nëntorit” dorëzohet tek policia - 2002-09-05


Një nga anëtarët kryesorë të grupit terrorist grek, 17 nëntori, iu dorëzua autoriteteve. Zyrtarët e policisë thanë se Dimitris Koufodinas u dorëzua vetë sot në policinë e Athinës. Ai dyshohet të ketë ndihmuar në planifikimin e 23 vrasjeve dhe sulmeve të tjera për të cilat fajësohet ky grup radikal që nga themelimi i tij në vitin 1975. Një zyrtar grek tha muajin e kaluar se autoritetet kanë zgjidhur tani të gjitha krimet për të cilat grupi ka marrë përgjegjësinë. Organizata 17 nëntori u kishte shpëtuar autoriteteve deri në qershor të këtij viti, kur shpërthimi i parakohshëm i një bombe plagosi rëndë një nga anëtarët e dyshuar të grupit, gjë që çoi pastaj në një numër arrestimesh të tjera.//kk

XS
SM
MD
LG