Lidhje

Policia izraelite shkatërron një makinë-bombë - 2002-09-05


Policia izraelite shkatërroi atë që e cilësoi si makinë-bombë më të madhe që është gjetur ndonjëherë në atë vend.

Zyrtarë të policisë thonë se makina, e kapur në pjesën veriore të vendit, kishte 600 kilogramë lëndë plasëse dhe fuçi me karburant dhe cifla metalike.

Policia thotë se një patrullë kufitare e diktoi makinën me lëndë plasëse dhe një makinë të dytë që iu shmangën një postblloku. Forcat policore u vunë në ndjekje dhe pas pak i gjetën të dyja makinat të braktisura.

Ndërkohë, në Rripin e Gazës, një palestinez shpërtheu një bombë nën një tank izraelit, duke hedhur në erë kullën e tankut dhe duke shkaktuar vdekjen e një ushtari e plagosjen e tre të tjerëve. Përgjegjësinë për shpërthimin e mori një koalicion grupesh palestineze, i quajtur Komiteti i Qendresës Popullore

Në një incident tjetër, një anëtar i Brigadave Martire Al-Aksa vrau një ushtar izraelit dhe plagosi një tjetër dhe më pas u vra nga trupat izraelite. Incidenti ndodhi në afërsi të një vendbanimi hebraik në pjesën veriore të Gazës.//kk

XS
SM
MD
LG