Lufta kundër terrorizmit global është një lloj tjetër lufte. Lëvizjet terroriste dhe shtetet terroriste nuk sfidojnë drjetpërdrjet ushtritë apo flotat detare e ato ajrore. Por ato godasin dhe ikin. Ato sulmojnë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Ata fshihen nëpër shpella.
”Terroristët, tha sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, kanë një avantazh të mrekullueshëm. Ata mund të sulmojnë në çdo kohë, në çdo vend dhe të përdorin çdo lloj teknike.” “Edhe ne, tha zoti Rumsfeld, duhet të luftojmë ndryshe, në mënyrë që të dalim fitimtarë”. Dhe kjo është është pikërisht ajo që koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po bën në Afganistan. Koalicioni përbëhet prej 90 vendesh, gjysma e vendeve të botës, që po bashkëpunojnë në luftën globale kundër terrorizmit”.
Lufta po fitohet. Gjatë 10 muajve që nga fillimi i luftës, Afganistani, tha zoti Rumsfeld, është shndërruar nga një vend i sunduar prej terroristëve dhe ekstremistëve islamikë, në një vend që ka hyrë në rrugën drejt i lirisë dhe mbijetesës duke u mbështetur në forcat e veta, në një vend ku njerëzit mund të jetojnë pa frikë”.
Koalicioni amerikan i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara shkoi në Afganistan, jo si pushtues, por si çlirimtar. Dhe, siç thekson sekretari Rumsfeld: ”Koalicioni do të qendrojë atje derisa qeveria afgane, autoriteti kalimtar, të zhvillojë aftësitë për ruajtjen sigurisë, ngritjen e ushtrisë kombëtare afgane, të një forcë policore dhe rojës kufiri në mënyrë që të garantojë që Aganistani nuk do të shndërrohet më në një kamp stërvitor për terroristë.”
Ndërsa konflikti në Afganistan mund të jetë beteja e parë e shekullit 21, ajo nuk do të jetë e fundit. Fatkeqësisht, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, ”terroristët që sulmuan Shtetet e Bashkuara më 11 shtator, synojnë të sulmojnë përsëri.”
Lufta kundër terrorizmit, tha zoti Rumsfeld, i ngjan një ajsbergu. Publiku sheh vetëm majën e tij. Synimi është të ushtrohet trysni ndaj terroristëve kudo që ndodhen”.
Siç ka thënë presidenti George W. Bush, ”nuk mund të ketë paqe në një botë ku dallimet dhe mosmarrëveshjet përdoren si shkak për të vrarë të pafajshmit. Në luftën kundër terrorit, ne, theksoi presidenti Bush, luftojmë për të krijuar kushtet që do ta bëjnë të mundur arritjen e një paqeje të qendrueshme. Dhe përpjekjet tona, shtoi ai, do të jenë të suksesshme. //az