Lidhje

Dy vëllezër shqiptarë të vrarë në Tetovë - 2002-09-04


Në Maqedoni, autoritetet thonë se persona të panjohur vranë sot dy shqiptarë në pjesën perëndimore të vendit dhe plagosën rëndë shoferin e taksisë, me të cilën po udhëtonin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se dy vëllezër, Ejup dhe Imerzabi Rustemi, u vranë ndërkohë që po udhëtonin me taksi për në Tetovë. Sheferi i taksisë u plagos rëndë dhe u dërgua në spital.

Zëdhënësi tha se policia po kërkon për autorët e sulmit.

Gjendja në Maqedoni është tensionuar që kur persona të dyshuar si shqiptarë vranë dy policë muajin e kaluar.

Lidhur me vrasjen e dy policëve u arrestuan pesë shqiptarë, gjë që javën e kaluar provokoi rrëmbimin e pesë maqedonasve.

Aktet e fundit të dhunës ndodhin në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të këtij muaji, të cilat janë pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së paqes të arritur me ndërmjetësinë perëndimore, që i dha fund kryengritjes së armatosur shqiptare të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG