Zyrtarë kinezë dhe gjermanë po zhvillojnë bisedime për të vendosur lidhur me fatin e 15 strehimkërkuesve koreanoveriorë të ngujuar në një shkollë të administruar nga qeveria gjermane në Pekin.
Autoritetet kineze thonë se disidentët nuk janë refugjatë politikë, por imigrantë ekonomikë që kërkojnë vende më të mira pune. Ata thonë gjithashtu se sipas një traktati midis Pekinit dhe Phenianit, ata janë të detyruar t’i kthejnë koreanoveriorët në vendin e tyre.
Koreanoveriorët kapërcyen dje murin përreth kompleksit të shkollës. Zyrtarët gjermanë po përpiqen të përcaktojnë nëse shkolla mund të japë strehim si një ambasadë. Organizata të të drejtave të njeriut thonë se strehimkërkuesit mund të përballen me burgim dhe trajtim mizor nëse kthehen në Koreanë e Veriut.