Lidhje

Maqedoni: televizioni shtetëror kritikohet për pasqyrimin e fushatës - 2002-09-02


Këshilli i radio-përhapjes në Maqedoni në një raport të publikuar sot i drejtoi kritika disa televizioneve, përfshirë televizionin shtetëror dhe programin në gjuhën shqipe të këtij televizioni. Sipas këshillit, programi shqip i televizionit shtetëror maqedonas i kushton një përqindje të konsiderueshme aktiviteteve parazgjedhore të Partisë Demokratike shqiptare në pushtet dhe përqindje më të vogël partive të tjera. Edhe programi në gjuhën maqedonase i këtij televizioni, sipas këshillit i krijon hapësirë të madhe partisë VMRO-DPMNE në pushtet./kk

XS
SM
MD
LG