Lidhje

Izrael: hetime për vdekjen e civilëve palestinezë - 2002-09-01


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benyamin Ben-Eliezer, urdhëroi fillimin e hetimeve rreth një operacioni izraelit të kohëve të fundit që shkaktoi vdekjen e civilëve palestinezë. Zoti Ben-Eliezer caktoi shefin e ushtrisë për të kryesuar procesin hetimor, me udhëzimet që të paraqesë deri të premten një raport, ku të shpjegohen rrethanat e vdekjeve dhe mënyrat se si vdekje të tilla mund të parandalohen në të ardhmen. Anëtari i kabinetit palestinez, Saeb Erekat, e cilësoi procesin hetimor si të parëndësishëm, pasi hetime të tilla në të kaluarën nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Një nga incidentet ishte sulmi me raketa në afërsi të një qytetit të Bregut Perëndimor, ku u vra një ekstremist palestinez në makinën e tij, dy të rinj që po udhëtonin me të dhe dy fëmijë që po luanin aty pranë./kk

XS
SM
MD
LG