Lidhje

Autoritetet britanike komentojnë mbi një sulm të mundshëm ndaj Irakut - 2002-08-31


Kryeministri britanik, Toni Bler, thotë se bota nuk mund të rrijë duarkryq dhe ta lejojë Irakun të zhvillojë armë të shkatërrimit në masë, në kundërshtim të plotë me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Zoti Bler u tha gazetarëve që po e shoqërojnë atë në udhëtimin e tij tri ditësh në Afrikë, se mosveprimi ndaj shkeljes nga ana e Irakut e rezolutave të OKB-së nuk përbën alternativë.

Pyetjes lidhur me kundërshtimin në rritje, në arenën ndërkombëtare dhe në Britani, ndaj një sulmi të mundshëm ushtarak, zoti Blair iu përgjigj duke përmendur Kosovën dhe Afganistanin si shembuj ku janë ndërmarrë veprime të arsyeshme dhe të matura ushtarake që gëzonin mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

Këto ishin komentet e para të udhëheqësit britanik mbi Irakut që kur ai u kthye nga pushimet verore në korrik.

Duket se këto komente e largojnë atë nga qendrimi i udhëheqësve francezë dhe gjermanë, të cilët janë shprehur kundër ndaj veprimeve ushtarake për përmbysjen e presidentit irakian, Sadam Husein.

Mirëpo, sikurse presidenti Bush, kryeministri Bler theksoi gjithashtu se nuk është marrë ende ndonjë vendim se çfarë veprimi do të ndërmerret kundër Irakut.

Sekretari i Jashtëm britanik, Xhek Strou, thotë se veprimi ushtarak kundër Irakut nuk është i pashmangshëm.

Zoti Strou tha në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, se udhëheqësi irakian mund ta zbusë kërcënimin e një sulmi ushtarak nëse vepron në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara. /az

XS
SM
MD
LG