Ministria e Brendshme e Maqedonisë konfirmoi sot lëshimin e një urdhri arresti për ish-udhëheqësin politik të Ushtrisë Çlirmitare Kombëtare, Ali Ahmeti, kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim.
Sipas Ministrisë së Brendshme, zoti Ahmeti akuzohet për genocid dhe krime lufte kunder civilëve.
Zyrtarë të NATO-s, në Shkup theksuan se mbështesin zbatimin e plotë të amnistisë. Zoti Ahmeti dhe ish-luftëtarët e UÇK-së, përfshiheshin në amnisti.
Por zëdhënësi i ministrisë së brendshme u tha gazetarëve se ndaj zotit Ahmeti janë ngritur ka akuza dhe se vetëm njëra prej tyre përfshihet në amnisti.
Partitë shqiptare theksuan se keto veprime të ministrisë së brendshme kërcënojnë të keqësojnë gjendjen politike dhe të sigurisë, 2 javë para zgjedhjeve parlamentare të 15 shtatorit.
Po sot në Tetovë sipas burimeve shqiptare, policë të maskuar të shoqëruar nga autoblinda kanë hequr flamujt shqiptarë në mënyrë demonstrative por udhëheqësit politikë shqiptarë kanë arritur të mbajnë nën kontroll gjendjen.
Në një zhvillim tjetër, banorë shqiptarë të rrethinave të Kërçovës kanë bllokuar rrugën kryesore dhe kërkojnë zbardhjen e fatit të 6 të zhdukurve shiptarë gjatë konfliktit të vitit të kaluar.