Lidhje

Videokasetat e bin Ladenit - 2002-08-21


Veprimaria e Al-Qaidës nxitet nga urrejta. Terroristët e al-Qaidës, të drejtuar nga Osama Bin Laden, urrejnë përparimin, lirinë, të krishterët, hebrenjtë, si dhe myslimanët e moderuar që nuk pranojnë doktrinat e tyre ekstremiste.

Sot, Al-Qaida vepron në mbi 60 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara Bashkuara. Këta terroristë duan të destabilizojnë jo vetëm vende të caktuara, por rajone të tëra. Ata janë në kërkim të armëve kimike, biologjike dhe bërthamore.

Osama bin Laden ka pranuar përgjegjësinë për sulmet e 11 shtatorit kundër Pentagonit pranë Washingtonit dhe Qendrës Botërore të Tregëtisë në New York. Në një prej video kasetave të një kolegu të tij, Osama bin Laden është filmuar duke thënë ”duke u nisur nga pozicioni i kullave, ne i bëmë llogaritë me kohë për numrin e viktimave në radhët e armikut. Ne llogaritëm të godisnim tre apo katër kate. Nga eksperienca që kisha, shprehej bin Ladeni, unë isha më optimisti nga të gjithë. Mendoja se zjarri i shkaktuar nga lënda djegëse e avionëve do të shkrinte strukturën metalike të ndërtesës dhe do të shembte pjesën e goditur nga avioni dhe vetëm katet mbi të, thoshte bin Ladeni.

Tashmë Osama bin Ladeni ka mbetur pa vendstrehimin e tij në Afganistan. Ai ose ka vdekur ose është në arrati. Megjithatë prova të veprimtarisë së tij terroriste vazhdojnë të zbulohen. Këto ditë, rrjeti televiziv CNN ka transmetuar video kaseta të zbuluara në Afganistan. Aty tregohen operativë të al-Qaidës duke bërë prova me lëndë që me sa duket janë agjentë të armëve kimike. Një video kasetë shfaqte një skenë të tmerrshme të qenve duke ngordhur mbasi ishin ekspozuar ndaj këtyre elementëve kimikë. Siç u shpreh prezantuesi i lajmeve i rrjetit CNN, disa prej pamjeve të video kasetave na ngjallën neveri.

Mbi 250 video kaseta të al-Qaidës janë gjetur në Afganistan. Në njërën prej tyre shpjegohet si të qëllohet me raketa tokë-ajër. Në një tjetër u tregohet terroristëve të mundshëm si të ndalojnë makinat dhe të rrëmbejnë udhëtarët në to. Video kaseta të tjera paraqesin Osama bin Ladenin duke u takuar me gazetarë.

Siç e ka thënë presidenti Bush ”ne jemi të vendosur që ta luftojmë këtë të keqe, dhe do të luftojmë deri sa ta zhdukim atë. Ne nuk do të presim për autorët e vrasjeve masive të sigurojnë armë të shkatërrimit në masë. Ne veprojmë tani sepse duhet t’ia heqim këtë kërcënim brezit tonë dhe të shpëtojmë brezat që do të vinë.”

XS
SM
MD
LG