Në Shqipëri, policia tatimore ka nisur një kontroll ndaj të gjitha pikave të karburantit nga Durresi deri në Vlorë për të bllokuar të gjitha ato që dyshohen se kanë lidhje me trafiqet ilegale. Kjo masë është në vazhdën e operacionit të nisur katër ditë më parë për të goditur trafikun e qenieve njerzore. Po sot për këtë qëllim kryeministri Fatos Nano thirri në një takim drejtuesit e institucioneve kryesore të sigurisë dhe financave.