Zyrtarë palestinezë thonë se Abu Nidali, një nga terroristët më të kërkuar të viteve 70-të dhe 80-të, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Bagdad.
Zyrtarët thanë dje se ekstremisti 65 vjeçar vdiq në rrethana misterioze nga plagë të shumta prej një armë zjarri dhe se vdekja e tij duket se ishte vetëvrasje. Anëtarë të grupit të tij ekstremist, Këshilli Revolucionar Fatah, tha se Abu Nidali vrau veten sepse vuante nga kanceri dhe nuk rinte dot pa ilaçe kundër dhimbjeve.
Një gazetë palestineze njoftoi se ai ishte gjetur i vdekur javën e kaluar. Abu Nidali, emri i vërtetë i të cilit është Sabri al-Banna, fajësohej për sulme terroriste në 20 vende të ndryshme, shumica në Evropë, nga të cilat u vranë ose u plagosën qindra njerëz.