Lidhje

Presidenti Bush komenton mbi Irakun - 2002-08-17


Në një takim me gazetarë pranë fermës së tij në Crawford të shtetit Teksas, presidenti Bush tha se është duke e ndjekur debatin mbi një operacion të mundshëm ushtarak kundër Irakut.

Pasi vuri në dukje se është mirë që njerëzit t’i shprehin mendimet e tyre, zoti Bush tha se do të marrë një vendim pasi të rishikojë të dhënat e zbulimit dhe të përcaktojë se çfarë është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara.

"Amerikanët duhet ta dinë, theksoi presidenti Bush, se unë do të vendos duke u bazuar në të dhënat më të fundit të zbulimit dhe në faktin se si mund të mbrojmë më mirë vendin tonë, si edhe miqtë e aleatët tanë”.

Zoti Bush tha se do të vazhdojë të këshillohet me anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe me udhëheqës botërorë, para se të marrë një vendim përfundimtar mbi mënyrën se si mund të përmbyset Sadam Huseini.

Mjetet e informimit njoftojnë në mënyrë të pandërprerë se administrata e presidentit Bush është duke rishikuar në mënyrë aktive planet për një luftë kundër Irakut.

Megjithatë anëtarë të rëndësishëm të Partisë Republikane të Presidentit, kanë shprehur kohët e fundit rezerva përsa i përket një operacioni ushtarak kundër Sadam Huseinit.

XS
SM
MD
LG