Lidhje

Nato grumbullon  informacione mbi ndihmësit e Karaxhiçit - 2002-08-16


Paqeruajtësit e NATO-s në Bosnje-Hercegovinë i dhanë fund operacionit dyditor për të shkatërruar rrjetin që mbështet ish-udhëheqësin serb të Bosnjes në arrati, Radovan Karaxhiç.

Një zëdhënës i NATO-s, Major Scott Lundy thotë se paqeruajtësit janë tërhequr nga fshati Celibici, që gjendet pranë kufirit me Malin e Zi. Ai tha se paqeruajtësit kanë mbledhur informacion mbi njerëzit që ndihmojnë zotin Karaxhiç, i cili besohet se fshihet në atë zonë.

Trupat kryen kontrolle makinash dhe misione zbulimi me helikopter gjatë operacionit, që filloi të mërkurën. Zoti Karaxhiç kërkohet në lidhje me masakrën e 8 mijë myslimanëve në qytetin e Srebrenicës në vitin 1995.

XS
SM
MD
LG