Lidhje

Kalendari Historik 16 gusht - 2002-08-16


Më 16 gusht të vitit 1977, si sot 25 vjet me parë, vdiq Elvis Presley, këngëtari amerikan i njohur në të gjithë botën si mbreti i muzikës rock and roll. Ja si u njoftua ky lajm nga radio: Elvis Presley vdiq në moshën 42-vjeçare. Unë jam John Meyer. Elvis Pristley vdiq sot në Spitalin Baptist në Memphis të shtetit Tennessee. Ai ishte 42 vjeç. Elvis Pristley pati një karrierë si këngëtar tepër i suksesshëm, që e bëri atë milioner. Sot pasdite atë e çuan urgjent në spital, sipas fjalëve të mjekëve, me një frymëmarrje tepër të vështirësuar. Elvis Presley vdiq nga rrahjet e çrregullta të zemrës. Në raportin e mjekëve thuhej se vdekja e Presleyt u shkatua nga kombinimi fatal i ilaçeve me alkoolin. Elvis Presley, muzika e të cilit ishte një kombinim i elementëve të muzikës country me atë ritmike, si dhe muzikës bluz, i bënte admirueset femra të muzikës së tij të ulërinin, sidomos kur këndonte këngë dashurie, si ”Love me Tender”. Por Elvis Presley u bë i famshëm edhe për shoqërimin e këngëve të gjalla me lëvizjet e trupit, që e bënin atë tepër tërheqës seksualisht; stili i tij tepër i veçantë, bizhuteritë dhe kostumet e tij plot shkëlqim personifikonin mospërfilljen e brezit të ri të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore. Në kohën para se të vdiste, Elvis Presley ishte artisti që paguhej më tepër në Shtetet e Bashkuara; sa ishte gjallë ai shiti 500 milionë regjistrime, më tepër se çdo këngëtar tjetër. Ai gjithashtu interpretoi në mbi 30 filma kinematografikë. Por, gjatë viteve të fundit të jetës së tij, u tërhoq, duke u mbyllur në vetvete, sidomos pas divorcit në vitin 1972 dhe pasi filloi të përdorte drogë.

Më 16 gusht të vitit 1956, Partia Demokratike u rikthye përsëri tek kandidati i saj presidencial i pasuksesshëm i viti 1952 duke riemëruar si kanditat për president, ish-guvernatorin e shtetit Illinois, Adlai Stevenson. Stevenson mundi të sigurojë emërimin e partisë së tij, duke kapërcyer kundërshtimin e ish-presidenti Harry Truman, i cili përkrahte për këtë kandidaturë guvernatorin e shtetit të New Yorkut Averrell Harriman. Stevensonit gjithashtu ju desh të kapërcejë kundërshtimin e përfaqësuesve të Jugut, të cilëve nuk u pëlqente fakti që Stevensoni mbështeste politikën e partisë kundër diskriminimit racial. Por, megjithëse zoti Stevenson dhe kandidati për postin e nën-presidentti, senatori Estes Kefauver i shtetit Tennessee zhvilluan një fushatë tepër të zjarrtë, ata humbën në zgjedhjet e vitit 1956, të cilat i fituan republikanët, me president Dwight Eisenhower dhe nën-president Richard Nixon.

XS
SM
MD
LG