Personi për të cilin u fol se mund të ketë lidhje me antraksin e zbuluar vitin e kaluar dhe që shkatoi vdekjen e disa personave, tha se është i pafajshëm, pas hetimeve të policisë në apartmentin e tij, ku u gjet projekti i një romani në lidhje me një sulm të mundshëm bioterrorist:
Ish shkencëtari amerikan që ka punuar për ushtrinë tha se ai nuk ka asnje lidhje me incidenet e antraksit vitin e kaluar, që shkaktuan vdekjen e 5 personave. Doktor Steven Hatfill i bëri komentet nga zyra e avokatit të tij në Virginia. Ai tha se është një amerikan besnik dhe se do vendin e tij. Zoti Hatfill tha se nuk ka të bëjë fare me dërgimin me postë të letrave me antraks dhe se ata që thonë se ka lidhje me to, e kanë shumë gabim.
Zyrtarët amerikanë të drejtësisë thonë se zoti Hatfill është një ndër të paktën 20 shkencëtarët dhe studiuesit, që konsiderohen ”si persona me interes” në hetimet për antraksin. Ai nuk është quajtur i pandehur. Në fillim të muajit, hetuesit bënë kërkime në apartamentin e zotit Hartfill. Në kompjuterin e tij hetuesit gjetën projektin e një romani mbi një sulm të mundshëm bioterrorist. Një stacion televiziv amerikan mori një kopje të romanit të pabotuar. Për dy vjet, doktor Hatfill ka punuar në insitutin kërkimor ushtarak, ku ishte edhe qendra e programit të armëve biologjike. Lloji i antraksit i dërguar me postë mendohet se është marrë pikërisht nga kjo ndërtesë.
Por, zoti Hatfill tha se askush nuk ka sjellë fakte që të provojnë se ka patur të bëjë me letrat me antraks. Ai tha se nuk ka punuar kurrë me antraks dhe se nuk di asgjë në lidhje me këtë çështje. Doktor Hatfill është personi i vetëm, emri i të cilit është përmendur publikisht gjatë hetimeve. Avokati i tij e akuzon qeverinë se i ka dhënë shtypit fakte të pasakta dhe thotë se ai ka ndërmend t’i bëjë një ankesë zyrtare Departamentit të Drejtësisë.