Lidhje

Gjykata pakistaneze shqyrton dënimet e vrasësve të Daniel Pearl - 2002-08-13


Një gjykatë pakistaneze në Karaçi pranoi apelet nga katër ekstremistë myslimanë të gjetur fajtorë nën akuzat për rrëmbimim dhe vrasjen e gazetarist amerikan, Daniel Pearl.

Gjykata e lartë e provincës Sindh pranoi sot të shqyrtojë apelet, por nuk caktoi ndonjë datë.

Ektremisti Omar Saeed Sheikh u gjet fajtor nën akuzat se kishte planifikuar rrëmbimin dhe vrasjen e zotit Pearl dhe është dënua me vdekje. Tre të pandehurit e tjerë u gjetën fajtorë si bashkëpunëtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm. Prokurorët kanë paraqitur një apel të veçantë, ku kërkojnë që edhe këta tre të pandehur të dënohen me vdekje.

Gazetari Daniel Pearl u zhduk në Karachi ndërkohë që po shkruante mbi veprimtarinë e ekstremistëve myslimanë.

XS
SM
MD
LG