Lidhje

Komandanti i trupave të Natos në Kosovë takon shefin e ri të shtabit të ushtrisë jugosllave - 2002-08-12


Shefi i ri i shtabit të ushtrisë jugosllave, Branko Krga zhvilloi takimin e tij të parë me komandantin e trupave të Natos në Kosovë. Gjenerali Krga u takua sot me gjeneralin Marcel Valentin në një fshat pranë kufirit të Kosovës me Serbinë. Sipas mjeteve jugosllave të komunikimit, të dyja palët ishin në pajtim të plotë lidhur me zbatimin e marrëveshjes ushtarake të vitit 1999, e cila çoi në largimin e forcve serbe dhe jugosllave të sigurimit nga Kosova. Dy gjeneralët diskutuan edhe për zgjidhjen e rasteve të mijra njerëzve të rrëmbyer ose që ende rezultojnë të zhdukur pas konfliktit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG