Paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë arrestuan tre persona, të dyshuar si anëtarë të grupeve ekstremiste që paraqesin rrezik për stabilitetin në Ballkan.
Drew Anderson, zëdhënës i misionit paqeruajtës së NATO-s në Kosovë, tha sot se tre të arrestuarit paraqisnin një ”rrezik të drejtpërdrejtë” për sigurinë në rajon. Zyrtarët nuk kanë bere publike përkatësinë etnike dhe as emrat e të dyshuarve.
Autoritetet thonë se operacioni u krye si pjesë luftës globale kundër terrorizmit dhe theksuan se ata që janë angazhuar në veprimtari esktremiste dhe të paligjshme nuk do të gjejnë strehë në Kosovë.
Agjencia e lajmeve Reuters njofton se arrestimet e sotme nuk kanë lidhje me arrestimin e djeshëm të një ish-komandanti të UÇK-së, Rustem Mustafa.
Në një deklaratë të Kombeve të Bashkuara thuhet se një prokuror ndërkombëtar kërkoi arrestimin e zotit Mustafa, që thuhet se ka lidhje me torturimin dhe vrasjen e të paktën 5 personave të ndaluar në mënyrë të paligjshme.
Javën e kaluar, paqeruajtësit ndaluan 19 vetë të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste.