Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan tha se nuk do të zhvillojë më bisedime me zyrtarë irakianë deri sa Iraku të lejë të kuptohet se inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët mund të rifillojnë kontrollet për armë të shkatërrimit në masë.
Zoti Annan i bëri këto komente mbrëmë vonë gjatë një interviste televizive. Kohët e fundit, zoti Annan zhvilloi 3 raunde bisedimesh me ministrin e jashtëm irakian, Naji Sabri lidhur me çështjen e inspektimeve, duke përfshirë edhe një raund këtë muaj në Vienë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së thotë se inspektorët duhet të vërtetojnë që Iraku nuk ka armë kimike, biologjike dhe bërthamore para se Kombet e Bashkuara të heqin sanksionet.
Presidenti Bush e ka bërë të qartë se ai mendon që Iraku po përpiqet të sigurojë armë të ndaluara dhe se udhëheqësi irakian Sadam Husein duhet të hiqet nga pushteti.