Autoritetet amerikane po mbajnë nën arrest një qytetar amerikan, i lindur në Jordani, për të cilin ata thonë se solli në Shtetet e Bashkuara çeqe të fallsifikuar me vlerë prej 12 milion dollarësh. 47 vjeçari Omar Shishani u ndalua të mërkurën kur mbërriti në aeroportin e Detroitit nga Indonezia, ku zyrtarët e zbulimit amerikan dyshojnë se kanë ikur disa luftëtarë të Al-Kaidës nga Afganistani. Gazeta The Washington Post shkruan se emri i zotit Shishani u pa në dokumenta të gjetura në Afganistan. Autoritetet amerikane mendojnë se ai mund të jetë stërvitur në kampet terroriste të Al-Kaidës në atë vend. Prova të gjetura gjatë një kontrolli në shtëpinë e zotit Shishani në periferi të Detroitit pritet të paraqiten gjatë një seance gjyqësore e planifikuar për të mërkurën e ardhshme.