Lidhje

Protesta anti-amerikane në Teheran - 2002-07-19


Dhjetra mijëra iranianë demonstruan nëpër rrugët e Teheranit në kuadër të një manifestimi zyrtar anti-amerikan. Protestuesit dogjën flamurë amerikanë dhe portrete të presidentit Bush, ndërkohë që thërrisnin Vdekje Amerikës, Vdekje Bushit, në rrugën kryesore të manifestimit në Universitetin e Teheranit.

Protesta të mëdha priteshin gjithashtu në qytete të tjera. Për disa ditë me radhë, qeveria iraniane dhe organizata të ndryshme u kanë bërë thirrje qyteterëve që të marrin pjesë në protestat e sotme anti-amerikane për të treguar se ekziston një opozitë e gjerë kundër Shteteve të Bashkuara.

Protestat u organizuan pasi presidenti Bush tha javën e kaluar se udhëheqësit e Iranit duhet të dëgjojnë kërkesën e popullit të tyre për më shumë të drejta sociale dhe politike.

XS
SM
MD
LG