Policia spanjolle njoftoi për ndalimin e një personi, pasi ai dështoi të rrëmbente një aeroplan pasagjerësh që udhëtonte nga Kolumbia.
Aeroplani, që sipas njoftimeve ishte i firmës ajrore Avianca, ishte gati në përfundim të udhëtimit nga kryeqyteti kolumbian Bogota për në Madrid, kur devijoi nga itenerari dhe shkoi drejt një baze ushtarake të Spanjës.
Forcat e policisë vërshuan në aeroplan dhe arrestuan rrëmbyesin, për të cilin thuhet se kishte një thikë. Nuk pati njoftime për ndonjë të dëmtuar në bordin e aeroplanit.