Lidhje

Ligjëvënësi Traficant përjashtohet - 2002-07-19


Një komision i Kongresit amerikan rekomandoi njëzëri përjashtimin e anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve, James Traficant, për shkelje të etikës.

Demokrati 61 vjeçar nga shteti i Ohajos, është në pritje të dënimit pas shpalljes fajtor për akuza federale - rryshfete, shmangie nga taksat dhe shantazh. Ai nuk ka pranuar asnjë nga akuzat, duke këmbëngulur se është viktimë e një komploti qeveritar.

Të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve duhet të vendosin tani, nëse ai do ta humbë vendin në Kongres. Gjatë 18 vjetëve si anëtar i Kongresit, Traficant është bërë i njohur për fjalimet bombastike në seancat e Dhomës së Përfaqësuesve dhe për komentet fyese rreth kolegëve të tij.

XS
SM
MD
LG