Revista Times shkruan se të dhëna të reja lënë të kuptohet se Osama bin Ladeni ishte gjallë nga fundi i dhjetorit, gjë që tregon se ai mbijetoi fushatën amerikane të bombardimit të vitit të kaluar në shpellat Tora Bora të Afganistanit.
Prova e re është një letër e shkurtër e shkruar me dorë nga bin Ladeni drejtuar shefit të operativave të al-Kadës, Abu Zubajdeh, në të cilin ai i bën atij thirrje ta vazhdojë luftën kundër Shteteve të Bashkuara edhe nëse Osama bin Ladenit i ndodhë diçka.
Revista Times shkruan se letra u gjet mes dokumetnteve që Abu Zubajdehu kishte me vete kur u arrestua në Pakistan në muajin mars. Zoti Zubajdeh mbahet tani nga autoritetet amerikane.
Ndërkohë, një gazetë spanjolle shkruan se personat që dyshohen se drejtuan avionët e rrëmbyer në sulmin kundër Qendrës Botërore të Tregtisë më 11 shtator ishin takuar fshehurazi në Spanjë para një viti për të përfunduar planet e tyre.