Lidhje

Ushtria izraelite përgatitet për një konfrontim të mundshëm me kolonët - 2002-06-30


Ushtria izraelite po përgatitet për një konfrontim të mundshëm me kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor. Ministri i mbrojtjes, Benyamin Ben-Eliezer, u ka dhënë kolonëve afat deri sonte në mesnatë që të heqin 10 vendbanime të pautorizuara, që janë krijuar pranë kolonive të sanksionuara nga qeveria. Ai tha se ushtria do t’i shkatërrojë ato, po qe se vendbanimet nuk shpërbëhen.

Ministri izraelit i mbrojtjes, Benyamin Ben-Eliezer, thotë se do të shembë 10 koloni hebraike të ngritura në Bregun Perëndimor pa lejen e qeverisë.

Ministri thotë se kjo duhet të realizohet sonte deri në mesnatë dhe ky është hapi i parë i një programi më të gjerë për prishjen e kolonive të ndërtuara pa leje.

Ministri i brendshëm i Izraelit thotë se aktualisht ekzistojnë rreth 20 koloni të tilla në Bregun Perëndimor dhe zoti Ben-Eliezer thotë se është i vendosur ti prishë të gjitha.

Komentet e tij kanë zemëruar Këshillin Yesha, i cili përfaqëson lëvizjen e kolonëve hebrenj. Ky këshill e cilësoi vendimin e zotit ben Elizer si shpërblim dhe nxitje për terrorizmin palestinez.

Shumë prej kolonive të shpallura të paligjshme, janë ndërtuar pranë vendeve ku janë sulmuar dhe vrarë hebrenj në Bregun Perëndimor, ndërkohë që udhëtonin me automjet në austrostradë.

XS
SM
MD
LG