Përfaqësues të ushtrisë dhe të diplomacisë shqiptare u shprehen optimistë për hapat që ka hedhur Shqipëria në rrugën drejt antarësimit në Aleancën e Atlantikut Verior. Ministri i mbrojtjes, Luan Rama, thotë se reformat në ushtri kanë përparuar dukshëm, ndërsa diplomatë të ministrisë së jashtme thonë se vendi duhet të përmbushë edhe kritere të tjera që nuk u përkasin thjeshtë çështjeve ushtarake, por demokracisë në vend në përgjithësi.