Zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë sot e përshëndetën edhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Në komentet për Zërin e Amerikës, kryeministri Bajram Rexhepi dhe kryetari i parlamentit, Nexhat Daci e vlerësuan si hap pozitiv arritjen e kompromisit midis pozitës dhe opozitës për zgjedhjen e Presidentit.