Lidhje

Forcat izraelite hapin zjarr kundër një tregu në Xhenin - 2002-06-21


Autoritetet ushtarake izraelite thonë se tre palestinezë, përfshirë dy fëmijë të vegjël, u vranë dje gabimisht në një zonë tregtare të qytetit Xhenin.

Ata thonë se kanë filluar hetimet rreth indidentit të djeshëm. Izraelit thotë se trupat qëlluan me dy predha tankesh kundër një grupi njerëzish që po shkonte në drejtim të tyre, të cilët ata i morën gabimisht si persona që kishin shkelur ndalimqarkullimin.

Po dje, kryeministri Ariel Sharon dhe kabineti i tij mbështetën vendimin e mëparshëm për të ripushtuar tokë palestineze dhe për ta mbajtur atë nën kontroll derisa të ndalohen sulmet kundër Izraelit. Deri tani, forcat izraelite kanë hyrë në disa qytete, përfshirë Xheninin, Nablusin, Bethlehemin dhe Tulkaremin.

Presidenti Bush dënoi valën e fundit të sulmeve palestineze dhe deklaroi dje se Izraeli gëzon të drejtën të vetëmbrohet.

Po dje, kolonë izraelitë vranë një palestinez në një fhsat të bregut Perëndimor, medsa duket në shenjë hakmarrjeje për sulmin vdekjeprurës të ditës së enjte në një vendbanimhebraik në afërsi të Nablusit.

Zyrtarë palestinezë në Rripin e Gazës thonë se një i ri palestinez u vra nga zjarri i armëve izraelite. Në një incident të çevantë, trupatb izraelite vranë tre palestinezë në një zonë industriale në afërsi të pikëkalimit kufitar Erez, midis Rripit të Gazës dhe Izraelit. Izraeli thotë se ushtarët hapën zjarr pasi njëri nga palestinezët hodhi një granadë në drejtim të tyre.

XS
SM
MD
LG