Lidhje

Ndërpritet gjyqi i Milosheviçit - 2002-06-17


Gjyqi i ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç në gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë u ndërpre sepse i akuzuari është i sëmurë.

Një zyrtar i gjykatës tha se mendon që zoti Millosheviç është me grip. Gjyqi pritet të vazhdojë nesër, në se i pandehuri ndjehet më mirë. Kjo është hera e dytë që ish presidenti jugosllav sëmuret që prej fillimit të gjyqit të tij në muajin shkurt. Në mars gjyqi u ndërpre për 2 javë.

Zoti Millosheviç ndeshet me 66 akuza për krime lufte dhe gjenocid në lidhje me rolin e tij në konfliktet në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci gjatë viteve 90-të.

XS
SM
MD
LG