Partitë e opozitës vendosën sot që të paraqiten me një delegacion të përbashkët në bisedimet që do të bëhen me Partinë Socialiste për çështjen e presidentit të ri të vendit. Në bisedimet me socialistët, opozita do të përfaqesohet nga Sali Berisha, Genc Pollo dhe Fatmir Mediu. Opozitarët u kërkuan socialistëve që të qartësonin idenë e tyre për presidentin konsensual. Në programin televiziv Ditari i morrëm këtë intervistë kryetarit të Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha.