Zyrtarët izraelitë thonë se forcat e sigurimit kanë vrarë një palestinez pasi ai sulmoi një kolon izraelit.
Autoritetet thonë se personi që kreu sulmin, ishte i armatosur me thikë dhe atë e vranë sot në mëngjez, pasi plagosi lehtë një viktimë në koloninë Kadumin të Bregut Perëdnimor, në afërsi të Nablusit.
Në një incident tjetër gjatë natës, ushtria izarelite njoftoi se forcat e saj hynë në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor dhe hodhën në erë një ndërtesë, pasi gjetën atje lëndë eksplozive. Trupat gjithashtu arrestuan tre persona të dyshuar si ekstremistë.
Gjatë javëve të fundit, forcat izraelite kanë kryer operacione ushtarake pothuajse çdo ditë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.