Një britanik i apasionuar pas satelitëve televizivë thotë se ka parë pamje të marra nga NATO gjatë përgjimit me avionë spiunë mbi Ballkan, duke përdorur satelitin e tij të shtëpisë. John Locker i tha sot televizionit britanik se i kishte hasur pamjet nëntorin e kaluar, ndërsa transmetoheshin me një lidhje të pasigurt satelitore.
Zoti Locker thotë se pamjet nuk janë të koduara dhe dërgohen nga një satelit i zakonshsëm. Ai thotë se cilido që ka paisjet bazë mund t’i shohë transmetimet e avionit spiun.
Gjatë shtatë muajve të fundit, zoti Locker thotë se është përpjekur t’i paralajmërojë komandantët e NATO-s se disa nga sinjalet e tyre janë të kapshme.
Zyrtarët thonë se po punojnë për të koduar të dhënat e transmetuara, por se asgjë delikate nuk mund të shihej.